Prindërit humbën jetën nga zjarri, mjeku tregon gjendjen e fëmijëve
Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë natës në Pukë, ku për shkak të një zjarri të përmasave të mëdha, humbën jetën dy prindër Petrit e Dava Ndoi, përkatësisht 40 dhe 35-vjeç, ndërsa fëmijët arritën të shpëtojnë.
Katër fëmiëjt minorenë u hodhën nga dritarja, ndërsa shpëtuan dhe gjyshërit. Mjeku Enver Sulejmani, në një prononcim për mediat është shprehur se fëmijët kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
“4 fëmijët dhe dy prindërit e çiftit kanë shpëtuar. Janë të traumatizuar nga ngjarja. Kanë marrë mjekimin, me të marrë njoftimin nisa dy ambulanca me stafin, ishte dhe kryetari i bashkisë. Gjendja e tyre është e mirë, kanë disa djegie të lehta, kurse të moshuarit nuk kanë pas probleme”, shprehet mjeku.
KOHA JONË SONDAZH

