Prioritetet legjislative, e deleguara e Amerikës në Tiranë takohet me dy deputetet e Kuvendit

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim me kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka dhe zëvendëskryetaren Dhurata Çupi. Takimi u zhvillua për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Parlamentit, njoftoi sot Ambasada e SHBA në Tiranë. Ato theksuan në takim rëndësinë e institucioneve të pavarura, natyrën kritike të Reformës në Drejtësi në Shqipëri dhe rolin jetik të shumicës dhe opozitës në nxitjen e një demokracie të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse.

SHKARKO APP