Prishet krushqia, dhëndri plagos me armë vjehrrin
Aktualitet E Hënë, 3 Nëntor 2014 00:00
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:00 në një fshat në Korçë.
Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se plagosja ka ardhur pas një grindje mes dhëndrit Gentjan Barmasi 34 vjeç dhe vjehrrit Ylli Shora. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.
Forcat e policisë të cilat kanë mbërritura në vendngjarje kanë arrestuar 34-vjeçarin, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

