Prishet shatërvani tek “Zogu i zi”, projekti i ri parashikon ndërtimin e një minilulishte





Shatërvani tek rrethrrotullimi i “Zogut të zi” në kryeqytet, nuk do të jetë më. Prej pasdites së të enjtes ka nisur prishja e shatërvanit, dhe sot dy fadroma po punojnë për përgatitjen e terrenit për projektin e ri.
News 24 thotë se Bashkia e Tiranës parashikon realizmin e një projekti që synon rikualifikimin e zonës.
Në vendin ku ndodhej shatërvani, projekti i ri parashikon të ndërtojnë një minilulishte, ku do të vendosen stola, dhe një shatërvan më i vogël.
Pjesë e projektit parashikohet të jetë edhe një instalacion i veçantë, por ende nuk është përcaktuar konkretisht.

