Prishja e banesave në Shkozë, fadromat hyjnë në shtëpinë e vogëlushit që qante për babain

Fadromat e INUK kanë mësyrë sot në Shkozë për të filluar punën për shembjen e banesave për hapjen vendit, në kuadër të projektit për zgjatimin e bulevardit të Lanës.

E duket se puna ka nisur nga shtëpia e vogëlushit që pak ditë më parë qante me dënesë për babain e tij, teksa e merrnin forcat e policisë.

Shembet banesat ne shkoze

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi nga vendi i ngjarjes per News 24 se është bërë prerja e objektit me mjete prerëse dhe më pas do të vijojë shembja. Nga familja po bëhet zhvendosja e plaçkave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Projekti për zgjatimin e bulevardit të Lanës financohet dhe realizohet nga qeveria.
Banorët nuk janë kundër projektit por kërkojnë dëmshpërblim për pronat sepse thonë se janë vendosur në vitet ’80 këtu me urdhër të Komitetit ekzekutiv. Por sipas autoriteteve, banesat janë pa hipotekë.

shkoze prishet shtepia e djalit te vogel1

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?