Prishja e kishës në Dhërmi, Basha: Akt i shëmtuar dhe barbar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dënuar prishjen e kishës në Dhërmi. Në një status në rrjetin social Facebook, kreu i demokratëve shkruan se Edi Rama shembi pabesisht kishën.

“Shembja me forcë e objektit të kultit është e papranueshme dhe sidomos në shoqërinë tonë kur plagë të tilla janë ende të freskëta në ndërgjegjen e besimtarëve”, thekson ndër të tjera Basha.

Statusi i plotë i Lulzim Bashës

"Ne emer te Partise Demokratike dënoj ashpërsisht dhunën e Edi Ramës ndaj objektit të kultit në Dhërmi. 
Në errësirë, pa transparencë, pabesisht, Edi Rama shembi me forcen e INUK atë që konsiderohet nga komuniteti i Dhërmiut si objekt kulti.
Zgjidhja e pretendimeve duhej të vinte vetëm përmes bisedimit, përmes dëgjimit të banorëve dhe angazhimit bashke me ta per te marre hapat e duhur me respekt te plote ndaj vlerave dhe te vertetave historike por edhe ndjeshmerive reale te banoreve dhe besimtareve te Dhermiut e te gjithe Shqiperise.
Shembja me forcë e objektit të kultit është e papranueshme dhe sidomos në shoqërinë tonë kur plagë të tilla janë ende të freskëta në ndërgjegjen e besimtarëve.
Dua të theksoj se kjo është një cështje e Shqipërisë dhe e qytetareve shqiptarëve, e komunitetit dhe e banorëve të Dhërmiut dhe e askujt tjetër.
Por kjo kërkonte një rrugë vetëm paqësore, një zgjidhje si rezultat i bisedimit dhe jo i dhunës.
Shembja me INUK e kishës është një akt armiqësor i Edi Ramës, një shprehje e arrogancës e mënyrës së tij të qeverisjes që nuk merr në konsideratë qytetarët, nuk dëgjon zërin e tyre.
Jo shumë larg nga aty Koço Kokedhima, deputeti i tij i privilegjuar, ka dëmtuar pasurinë kombëtare, bregdetin e të gjithë shqiptarëve me një ndërtim që ka shkelur 10 ligje e dy plane urbanistike, por ato saraje nuk prishen. Sepse në fakt, këto saraje, simbole të korrupsionit, abuzimit dhe të përfitimit nga pushteti, janë kulti i Edi Ramës, janë i vetmi besim i tij.
Kjo është një ngjarje e rëndë që i kujton edhe një herë shqiptarëve se sa barrë e rëndë është bërë Edi Rama dhe qeveria e tij, që prish, shemb e shkatërron, dhe nuk sjell zhvilllim, nuk ndërton, nuk punon për aspiratat e qytetarëve.
I bej thirrje te gjitha forcave politike te vendit, perfaqesuesve te te gjitha besimeve ne Shqiperi, personaliteteve te kultures, shkences, artit, medias dhe shoqerise civile te bashkohen ne denimin pa asnje medyshje te ketij akti te shemtuar dhe barbar".

 

SHKARKO APP