Prishja e maternitetit ”Mbretëresha Geraldinë”, Gjosha: Po na vjedhin e dhunojnë edhe të kaluarën
Kandidatja për deputete e LSI-së në listën e qarkut Tiranë, Klajda Gjosha ka reaguar për prishjen e godinës së maternitetit ”Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjosha shprehet se prishja papritur e ndërtesës historike të vret në zemër si qytetar i Tiranës, e aq më tepër si nënë. ”Çohen nga gjumi dhe çdo mëngjes shohin një pjesë të kujtimeve dhe identitetit të tyre të humbasë. Sjellje totalisht autoritare që duhet të marrë fund. Mirë që po na dhunojnë e vjedhin të tashmen, por po na vjedhin e dhunojnë dhe të kaluarën! Për të mos i lënë të na vjedhin dhe të ardhmen, në 25 Prill duhet t’i largojmë nga pushteti me votë”,-shkruan Gjosha në facebook.
Postimi i plotë
Prishja papritur e ndërtesës historike së Maternitetit Mbretëresha Geraldinë, të vret në zemër si qytetar i Tiranës, e aq më tepër si nënë. Janë me dhjetëra mijëra kujtime të lumtura që lidhen me atë ndertese. Papritmas të gjitha këto fshihen befasisht. Cohesh një mëngjes dhe nuk gjen me asgjë që të lidh me të kaluarën me kujtimet, me qytetin.
Çfarëdolloj justifikimi që mund të parashtrohet është i papranueshëm. Minimimumi për vepra të trashëgimisë kulturore duhej ndërmarrë dhe mendimi i komunitetit. Por askush nga komuniteti nuk ka asnjë informacion se cfarë do të ndodhë me lagjen e tij, me qytetin e tij.
Çohen nga gjumi dhe çdo mëngjes shohin një pjesë të kujtimeve dhe identitetit të tyre të humbasë. Sjellje totalisht autoritare që duhet të marrë fund.
Mirë që po na dhunojnë e vjedhin të tashmen, por po na vjedhin e dhunojnë dhe të kaluarën! Për të mos i lënë të na vjedhin dhe të ardhmen, në 25 Prill duhet t’i largojmë nga pushteti me votë!