Prishja e teatrit?Motrat Radi:”Babin e përplasën ‘padashur’, historia përsëritet”

“Nëse godina e teatrit shembet unë nuk do të tretem në gropë, por do të shtrihem atje”. Ishin këto fjalët e ikonës së kinematografisë, Robert Ndrenika, lidhur me lajmet se Teatri Kombëtar do të zhvendoset për t’u zëvendësuar me ndërtesa të larta.

Ky lajm, ngjalli reagimin e ashpër të Robert Ndrenikës, ndaj të cilët u shtuan edhe ato të vajzave të aktorit të ndjerë, Ferdindand Radi. E njëjta histori, shkruajtën ato sot, lidhur me qëndrimin e Ndrenikës.

Andeta Radi, vajza e aktorit të ndjerë Ferdinand Radi, ka thënë se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me babain e saj, i cili në të njëjtën situatë ishte ngritur bashkë me aktorët e tjerë por në fund kishte mbetur vetëm pasi siç tregon Andeta, aktorët e tjerë ishin korruptuar. Ajo thotë se pas kësaj i kishin thyer duart duke e përplasur me makinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Njësoj ka bërë…edhe kur ishte babi gjallë i njëjti problem, u ngritën aktorët pastaj seç u premtuan secilit veç e veç dhe ngeli vetëm babi si “armiku i popullit”…e ç’nuk ndodhi pastaj…u përplas padashur me makinë nga disa njerëz që padashur i thyen babit të dy duart “armët e krimit”…sot miku i tij që e do teatrin me të njëjtin pasion dhe dëshirë si në ditën e parë, flet edhe për të”, përmbyll ajo duke iu referuar Robert Ndrenikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë rrëfimm e publikoi edhe Rozana Radi, e cila e komentoi kështu në Instagram. ‘Të njëjtën gjë bëri edhe im atë. Ashtu siç e përshkruan ime motër. Mos i vdisni artistët”.

r-copy

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?