“Prisni menjëherë biletën dhe kthehuni në SHBA”, ambasadorja Yuri Kim përsërit thirrjen për amerikanët që jetojnë në Shqipëri
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, përsërit edhe njëherë thirrjen për shtetasit amerikanë, që jetojnë në Shqipëri, që të kthehen menjëherë në vendin e tyre, referuar situatës së krijuar nga koronavirusi.
Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, ambasadorja Kim iu kërkon amerikanëve të presin menjëherë biletën tek Air Albania dhe të udhëtojnë drejt Stambollit, prej ku më pas mund të shkojnë në SHBA.
“Nëse jeni një qytetar amerikan, i cili nuk dëshiron të qëndrojë në Shqipëri për një kohë të pacaktuar, ju nxisim të kontaktoni menjëherë Air Albania për të prerë biletën”, thekson mes të tjerash ambasadorja Kim.