Priten reshje të dendura shiu, Bashkia Lezhë paralajmëron qytetarët për përmbytje

Kanë filluar reshjet e shiut në zonat veriperëndimore në vendit. Reshjet e shiut më pas do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.

Sipas meteorologëve, herë pas here priten reshje shiu ne formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit të ditës së diel.

Sakaq, nisur nga situata e motit, Bashkia e Lezhës ka njoftuar qytetarët se ekziston rreziku i përmbytjeve duke nisur nga mesnata e sotme deri ditën e nesërme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se duke nisur nga sonte pas orës 24:00 priten reshje të dendura shiu! Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje si pasojë e sasisë së lartë të shiut. Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gatishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik!”, njofton bashkia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?