Priten stuhi në gjithë vendin. Paralajmërohen për përmbytje 5 prefektura

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) u ka dërguar një shkresë prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër për t’i paralajmëruar se në veriperëndim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu.

“Zonat që rrezikojnë të preken më shumë, sipas IGJEUM, janë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe dhe Kruja. Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim”, lexohet në shkresë.

AKMC u bën apel prefekturave për masa të menjëhershme parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale: “Njoftoni popullsinë për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje. Pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku. Kaloni në gatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal. Forcave të Armatosura dhe Policia e Shtetit, në gatishmëri me kapacitetet e deklaruara për rastet e emergjencave”.


Pamje satelitore të masave ajrore në Ballkan dhe Shqipëri

SHKARKO APP