Pritet një takim i dytë Trump-Kim Jong vitin e ardhshëm

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mund të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në vitin 2019, por nuk do të përsërisë gabimet e së kaluarës për të lejuar shkeljen e premtimeve për t’i dhënë fund programit të armëve kimike,  tha sot nënpresidenti amerikan, Mike Pence.

Trump

SHBA dhe Koreja e Veriut janë në bisedime për datën në të cilën udhëheqësit e dy shteteve do të kenë takimin e tyre të dytë, pas i pari në Singapor i mbajtur në qershor, ishte për hedhjen e bazave për ti dhënë fund konfliktit mes dy vendeve mbi programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një qendër studimi amerikane njoftoi të hënën se ka identifikuar të paktën 13 nga 20 bazat aktive me raketa, të padeklaruara  nga Koreja e Veriut, duke rritur sfidën me të cilën po përballen negociatorët amerikanë që kërkojnë të bindin Kim të braktisë programet e tij të armatimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?