Pritet përkeqësim i motit, kërkohet marrje e masave për të shmangur incidentet në det dhe portin e Durrësit

Drejtoria e Përgjithshme Detare me qendër në Durrës njofton se në datat 4-5-6 shkurt 2020 moti do të përkeqësohet.

Bregdeti shqiptar pritet të përfshihet nga era me drejtim veri-perëndim dhe shpejtësi deri në 32 milje në orë. Forca e detit do të jetë 6-7 shkalla bufort.

Ky mot i përkeqësuar do të shtrihet në të gjithë bregdetin tonë. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, DPD kërkon bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

SHKARKO APP