Pritet publikimi: Cilët politikanë shqiptarë kanë fshehur para në “Credit Suisse” në Zvicër?

Një prej bankave private më të mëdha në botë, Credit Suisse në Zvicër ka nxjerrë në pah pasurinë e fshehur të klientëve të saj, prej një rrjedhje të dhënash për gjithë klientët e saj.

Skandali ka të bëjë se bëhet fjalë për detajet e llogarive të 30 mijë klientëve të Credit Suisse në të gjithë botën të cilët zotërojnë në këtë bankë më shumë se 100 miliardë franga zvicerane. Dhe se këto para janë të mbajtura të fshehura në një nga institucionet financiare më të njohura të Zvicrës.

Por mes tyre ka edhe emra nga Shqipëria të cilat priten të publikohen. Harta e vendeve që ka publikuar media kryesore britanike “The Guardian” është edhe Shqipëria dhe Kosova.

Swiss Digital Desktop Reklama

Baza e të dhënave të bankës zvicerane u zbulua nga një sinjalizues anonim për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ditët në vijim pritet që “Süddeutsche Zeitung” të publikojë edhe emrat nga Shqipëria e Kosova, të cilët kanë depozituar shuma të konsiderueshme në “Credit Suisse” në Zvicër.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?