Pritet shembja e pallateve në Kombinat, banorët nuk do dëmshpërblehen

Rreth 200 banesa të njohura si pallatet ruse në zonën e kombinatit pritet të shemben, ndërsa banorët nuk do dëmshpërblehen edhe pse objektet janë me certifikatë pronësie.

Pronarët janë njoftuar që të largohen nga banesat të cilave u është vendosur shiriti rrethues, por pa u dorëzuar asnjë dokument shpjegues.

Inspektorët e IKMT-së u kanë thënë banorëve se shembja do të kryhet për ndërtim të pallateve të reja dhe parqeve por pronarët thonë se do ta kundërshtojnë në gjykatë këtë veprim.

Banori: Shiriti thotë që nesër duhet të ikni nga këtu sepse është e pabanueshme. Jo nuk ka letër fare. Për të bërë pallate të reja.

Banorja: Çdo lloj gjëje e kemi me dokument të shtetit se ne këtë e paguajmë.

Gazetari: Do nisni ndonjë seancë gjyqësore?

Banorja: Sigurisht!

Në kushtet kur nuk ka ende diçka zyrtare, në këtë banesë në ish-magazinën e pjesëve të këmbimit ka nisur puna për shembjen si pasojë e dëmeve të tërmetit.

Të njëjtin fat duket se do të ketë edhe banesa ngjitur, e cila kishte pësuar dëme dhe gjatë 2 tërmeteve.

Banori: Ka ardhur IKMT-ja, në vend që të ma kenë hedhur nga brenda ma kanë hedhur në Selitë. Çfarë do bëj unë? Më ka falur zoti prej tërmetit, na ka mbytur shteti. Kam shkuar në polici, kam bërë një kallëzim dhe presim prej shtetit se çfarë do bëjmë. Ose të vinë dhe ta nxjerrin banesën jashtë funksionit, të pabanueshme ose të vinë dhe të më thonë jeto këtu, të më japin një letër të jetoj në shtëpinë time.

Në zonën e kombinatit janë rreth 1500 banesa, shumica prej të cilave kanë kontratë me entin e banesave, por pavarësisht kësaj në rast shembjeje pronarët e tyre kërkojnë të dëmshpërblehen.

Ora News - Pritet shembja e pallateve në Kombinat, banorët nuk do dëmshpërblehen

/Ora News

SHKARKO APP