Pritet vendimi për pallatin tek diga, qytetarët protesojnë përpara gjykatës
Ndërkohë po zhvillohet seanca gjyqsore për pallatin tek diga, në zonën e liqenit, qytetarët janë mbledhur për të protestuar përpara Gjykatës Administrative.
Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkon anulimin e vendimit për ndërtimin e këtij pallati dhe akuzon gjyqtarët se janë të lidhur me ndërtuesit.
Veliaj ka ridorëzuar në gjykatë kërkesën për përjashtim të trupit gjykues.
“Sapo kam ridorezuar ne gjykate kerkesen per perjashtim te trupit gjykues per digen me prova per konflikt interesi”, shkruan Veliaj në Twitter.
Më herët veliaj ftoi qytetaret në protestë.
“Nëse para orës 11:00 nuk hiqen familjarët e betonit nga trupi gjykues, do jem në proteste me qytetarët para Gjykatës së Apelit Administrativ (ish Ministria e Mjedisit, në Rrugën e Durrësit). Nuk është kërcënim, është premtim”.
Postimi i Veliajt në FB:
Në fushatë premtova se do kërkoj revokimin e lejes te Liqeni sipas raportit të Bordit të Digave për rrezikun aty. Sot në orën 11:00 zhvillohet seanca gjyqësore ku Bashkia kërkon këtë anullim.
Por gjyqtarë nuk mund të jenë familjarët e ndërtuesve, kjo është E PALIGJSHME DHE FYESE. Nëse para orës 11:00 nuk hiqen familjarët e betonit nga trupi gjykues, do jem në proteste me qytetarët para Gjykatës së Apelit Administrativ (ish Ministria e Mjedisit, në Rrugën e Durrësit). Nuk është kërcënim, është premtim.
Gjykatat nuk mund të jenë tender për ofertën më të lartë! Të gjithë në 11 para gjykatës për REFORMË NË DREJTËSI që të kemi DREJTËSI NË QYTET.
KOHA JONË SONDAZH

