Qindra qytetarë dhe anëtarë të PS Tiranë mbështesin Erion Veliajn pranë GJKKO

Qindra qytetarë dhe anëtarë të Partisë Socialiste të Tiranës janë mbledhur sot pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në mbështetje të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Mbështetësit kanë shprehur solidaritetin e tyre ndaj Veliajt, duke e konsideruar atë një figurë kyçe në zhvillimin e kryeqytetit dhe një lider që ka punuar për transformimin e Tiranës. Ata kanë brohoritur në shenjë përkrahjeje, ndërsa theksuan se proceset ligjore nuk duhet të përdoren për qëllime politike.

Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në këtë tubim tregon mbështetjen e vazhdueshme ndaj kryebashkiakut Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, pritet që seanca e sotme të jetë e gjatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ambientet e Gjykatës së Posaçme ka mbërritur edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?