Priti sa të mbaronte shiu në Vlorë, Rama thyen orën policore për të bërë xhiro në Lungomare 2
Edi Rama nuk e ishte asnjë ditë kur Vlora u përmbyt nga uji javën e kaluar, si pasojë e “mrekullive” të ndërtimeve në atë qytet. Por kur kanë kaluar pak ditë nga zmbrapsja e ujit, Rama ka zbarkuar në Vlorë duke folur për projektet e mëdha që do të humbasë Shqipëria nëse atij nuk i jepet mandati i tretë.
Dhe në kuadër të këtyre përpjekjeve të tij për të bindur të pabindurit që nuk e votojnë, Rama është detyruar të thyejë edhe orën policore të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve të tij për pandeminë e kornavirusit, për të inspektuar punimet në “Lungomare 2”.
Në video-transmetimin live nga Vlora të vendosur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social facebook” ora shënoi 20:10, kur Rama shfaqet me grupin e shoqërimit duke bërë xhiro në rrugët e Vlorës.
Përtej kësaj kryeministri Rama është vaksinuar prej ditësh dhe e ka kaluar vijën e kuqe të rrezikut nga infektimi me covid-19.