Pritje diplomatike për 25-vjetorin e marrëdhënieve Indonezi-Shqipëri

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua dje pritja zyrtare e Ambasadës së Indonezisë me rastin e 74-vjetorit të pavarësisë së Indonezisë dhe 25-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Indonezi -Shqipëri.

Në ceremoni merrnin pjese ambasadorë, përfaqësues nga Bashkia e Tiranes dhe e dikastereve të ndryshme qeveritare, si dhe përfaqësues të biznesit në Shqipëri. Në fjalimet e mbajtura nga Ambasadorja e Indonezisë, Astari Rasjid dhe Konsullja e Nderit e Indonezisë në vendin tonë Irma Kapllani, u theksuan dhe njëherë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. U vu theksi te marrëdhëniet e veçanta në fushat ekonomike dhe kulturore midis 2 vendeve tona. Ne fjalimet e tyre u theksuan pikëpamje të ngjashme në shumë çështje ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët.

Duke qënë se të dy këto vende kanë pasuri dhe trashëgimi kulturore të veçanta, ato theksuan nevojën e bashkëpunimit të mëtejshëm me përfitim të përbashkët për promovimin e turizmit, dhe trashëgimisë kulturore. Ne fund u theksua se qëllimi i bashkëpunimit mbetet gjithmonë paqja, prosperiteti dhe lumturia e popujve të këtyre 2 vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të pranishmit vizituan ekspozitën e stilit antik dhe modern Batik. Të pranishmit vlerësuan këtë ekspozite si një vlerë të shtuar të kultures indoneziane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?