Pritshmëritë politike të qytetarëve në Shkodër, Lesi: Kandidati Benet Beci është një kandidat i fortë

Top Channel në bashkëpunim me Angi Richerce, kanë zhvilluar një sondazh, me kampion qytetarët e qytetit të Shkodrës, të cilët janë pyetur mbi pritshmëritë politike në vend.

Teksa janë pyetur mbi situatën ekonomike në Shqipëri dhe pritshmëritë për vitet e ardhshme, pjesa më e madhe e qytetarëve të Shkodrës janë përgjigjur se ekonomia do të mbetet e njëjtë në vend, me asnjë shpresë ndryshimi që zgjedhjet e ardhshme mund të bëjnë kthesë në këtë fushë.

68.4% e qytetarëve kanë qenë të mendimit që situate do të mbetet e njëjtë ndërsa nga pjesa e mbetur 11.7% mendojnë se do të përmirësohet, ndërsa 19.9 janë të mendimit që do të përkeqësohet.

Botuesi i medias ”Koha Jonë”, Nikoll Lesi është shprehur se nëse Shkodrën nuk e fiton mazhoranca këtë herë, nuk ka për ta fituar as për 100 vite të tjera. ”Mendoj që kandidati i mazhorancës është një kandidat i fortë, nëse e fiton e fiton këtë radhë, nëse nuk e merr, nuk e merr edhe për 100 vite”,-tha Lesi.

Juristi Arjan Curri u shpreh në lidhje me këtë situatë se shkodranët janë të logjikshëm pasi kanë treguar se nuk votojnë qeverinë në pushtet në mënyrë që të ketë përmirësim.

”Shkodra është më logjike sepse edhe pse situatë sipas të pyeturve ngelet negative ata nuk vazhdojnë të votojnë mazhorancën. Për 50 vite e kanë bërë shqiptarët, ishalla nuk i kthehemi mentalitetit të çuditshëm që të shkojnë në rresht dhe pse askush nuk ishte i kënaqur”,-tha Curri.

SHKARKO APP