Probleme me frymëmarrjen, kollë dhe temperaturë, gruaja vendos në alarm stafin mjekësor

Ne oret e drekes se sotme, inspektoret e NJVKSH te Tepelenes, kane marre kampione te sekrecionit ne tampon, tek nje 65 vjecare banore ne qytetin e Memaliajt.

Behet fjale per nje grua e cila nuk ka histori udhetimi ne zonat e prekura brenda Shqiperise apo te kete qene me udhetime jashte vendit ne shtetet qe figurojne ne harten e prekshmerise se larte nga COVID-19. 65 vjecarja kishte shfaqur probleme serioze ne rruget frymemarrjes, kolle dhe temperature te larte, raporton Fax News.

Ne alarm jane vene inspektoret e NJVKSH ne Tepelene te cilet kane mberritur ne Memaliaj dhe ne Qendren Spitalore kane marre kampione ne tampon duke e derguar me urgjence per verifikim ne kryeqytet. Neser do te mesohet nese 65 vjecarja eshte e prekur nga virusi apo ka gjendje kalimtare virusale stinore. Gjithesesi ky eshte rasti i 11 dyshues ne Qarkun e Gjirokastres gjate tre javeve te fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?