Probleme me pajisjet e identifikimit, bllokohet procesi i votimit në disa qytete, në Kukës nis votimi manual

Teksa ka nisur procesi i votimit në Shqipëri, në disa zona ka pasur probleme, ku si pasojë është bllokuar edhe procesi i votimit.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se gjimnazi “Jani Minga” në Vlorë në një prej qendrave të votimit mungon operatori i KQZ i cili kishte rolin e identifikimit te gishtërinjve.

Po ashtu bëhet e ditur se pajisja e identifikimit është bllokuar edhe në qendrën 3036 në Marinez bashkia Roskovec. Po punohet për zevendësimin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se është ndërprerë  procesi i votimit edhe në qendrën 3191 në Libofshe. Shkak është bërë  bllokimi i paisjes identifikuese. Janë në pritje të një tekniku për të riparuar pajisjen. Për momentin nuk po votohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë në fhastin Shtiqen në Kukës ka nisur manualisht votimi  në  qendrën e votimit 0664 ne Kzaz 11. Sepse nuk ka punuar pajisja elektronike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?