Problemet e PD-së, Balliu: Gabim fatal dorëheqja e Berishës (VIDEO)

Dorëheqja e Sali Berishës nga kreu i Partisë Demokratike ishte një gabim, sipas publicistit të njohur, Fahri Balliu.

I ftuar në emisionin “Zona B” në Klan Kosova, Balliu ka deklaruar se largimi i një figure të tillë lë boshllëk të pazëvendësueshëm.

“Të zëvendësosh Sali Berishën është një sipërmarrje shumë serioze. Ai është një produkt kombëtar historik. Prandaj, për mua ndodhi një gabim fatal i dorëheqjes së Sali Berishës”, ka thënë Balliu, i cili është mbështetës i të djathtës në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një dorëheqje, jo nga nevoja dhe raporti i përgjegjësisë politike, sesa raporti i përgjegjësisë morale dhe të karakterit që ai ka. Ai është simbol i burrit. Për mua bëri një veprim të nxituar me dorëheqje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Por, më pas nuk pati analizë nga ana e Partisë Demokratike për përgjegjësitë konkrete”.

Problemet e PD-se: “Gabim fatal doreheqja e Berishes” - Zona B

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?