Procedimi ndaj Tupes, ish-deputeti i PS mesazh Ramës: Jam gati ta zëvendësoj në burg
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Nazmir Bilani ka reaguar pas vendimit të Policisë së Shtetit për të proceduar penalisht profesorin Edmond Tupen, për shkak të pjesëmarrjes në protestën e studentëve. Nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’, Bilani i dërgon mesazh kryeministrit Edi Rama dhe thotë se është i gatshëm të shkojë në burg në vend të Tupes.
“Zoti Rama, unë jam i gatshëm të zëvendësojë profesor Tupen në burg”, shkruan Bilani.
Nazmir Bilani ka qenë deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit.
Edhe pse ministri Sandër Lleshaj tha në Kuvend se nuk ka procedime penale. Policia njoftoi sot sërish se ka nisur procedimet për disa nga protesutesit.
Studenti që u procedua nga policia: Vërshoni rrugëve! Ediramçe nuk jetohet më!
KOHA JONË SONDAZH

