Procedimi penal, Tupja: Lleshaj u tërhoq me urdhër të Ramës

Për profesorin Edmond Tupja, procedimi penal ndaj tij lidhur me pjesëmarrjen në protestën e studentëve dhe më pas tërheqja e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, tregon se ka pasur një situatë të turbullt dhe të paqartë që nuk ka funksionuar në radhët e Policisë së Shtetit.

Në një prononcim për ”Gazetën Shqiptare”, Topja thotë se është gjendur i habitur kur ka mësuar lidhur me procedimin penal që policia kishte bërë ndaj tij dhe 24 protestuesve të tjerë. Sipas tij, deklarata e Ministrit Lleshaj që e cilësoi procedimin penal një “fake news”, është në të vërtetë një tërheqje që ka ardhur me urdhër nga zyra e Kryeministrisë.

Duke u ndalur më tej tek procedimi penal, Tupja nënvizon se Ministri i Brendshëm apo qoftë edhe Drejtori i Policisë do të duhej ta kishte kontaktuar dhe kërkuar falje, nëse ky njoftim zyrtar i policisë është një lajm i pavërtetë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?