Procedimi për deputetët që morën pjesë në protesta, vjen reagimi i parë nga PD

Pas hapit që mori policia për procedimin e deputetëve të opozitës dhe qytetarëve që morën pjesë në protestat që u mbajtën sot paralelisht në 4 qytete, vjen reagimi i parë nga Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24” nënkryetari i PD-së Edi Paloka me ironi theksoi se ky vendim tregon edhe ‘tërheqjen’ e kryeministrit Edi Rama nga taksa për Rrugën e Kombit. Sipas Palokës, ky nuk është rasti i parë që Rama sillet kështu.

“Kjo ishte tërheqja dhe ‘ndjesa’ e Ramës. Nuk është rasti i parë. Shpresoj të jem edhe unë mes të proceduarve. Nuk është rasti i parë që Rama sillet në këtë mënyrë”, tha Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?