Procedohen disa efektivë policie, ja për çfarë akuzohen

Shërbimi Kontrollit të Brendshëm (SHKB), ka proceduar penalisht disa efektivë policie në Durrës dhe në Shijak, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Burime për ABC News, bëjnë me dije se SHKB në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit kanë nisur një hetim që po finalizohet me procedimin e një numri të lartë efektivësh policie. Ndër të tjera, burimet konfirmojnë se janë rreth shtatë-tetë efektiv, ndaj të cilëve gjatë orëve në vijim pritet që tu pritet flet-arresti. Ndërkohë FNSH po punon për shoqërimin e tyre.

SHKARKO APP