Procedohen nëntë persona në Tiranë për pengim të qarkullimit dhe prishje të qetësisë publike

Strukturat e Policisë së Tiranës kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë nëntë shtetas, të cilët, sipas policisë, pas përfundimit të një tubimi të zhvilluar më 20 qershor 2026, kanë vijuar qëndrimin në mënyrë të kundërligjshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Policia bën të ditur se personat e proceduar kanë penguar qarkullimin e automjeteve dhe kanë prishur qetësinë publike duke qëndruar në tejkalim të orarit të njoftuar për zhvillimin e tubimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas njoftimit, shtetasit kanë zaptuar hapësirën publike duke vendosur karrige metalike dhe sende të tjera në bulevard, ndërsa nuk kanë respektuar thirrjet e përsëritura të punonjësve të Policisë për lirimin e hapësirës dhe zbatimin e dispozitave ligjore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia informoi se vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “prishja e qetësisë publike” dhe “organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, sipas parashikimeve të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?