Procedohen penalisht 201 persona në kryeqytet në një javë

Të paktën 201 persona janë proceduar penalisht në kryeqytet gjatë javës së fundit. Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ka vijuar punën për përmbushjen e prioriteteve dhe detyrave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Si rezultat i punës së bërë nga shërbimet e policisë të D.V.P. Tiranë gjatë javës që lamë pas janë proceduar penalisht 201 autorë krimesh, nga këta:

– 50 shtetas të arrestuar për vepra të ndryshme penale

Swiss Digital Desktop Reklama

– 126 shtetas të proceduar në gjendje të lirë

Swiss Digital Mobile Reklama

– 19 shtetas të shpallur në kërkim

Gjithashtu është realizuar operacioni policor i koduar “Avangarde”, gjatë të cilit u arrestuan 4 shtetas për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”, si dhe u sekuestrua 217 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Është ndaluar dhe arrestuar në kohë rekord shtetasi H. K., autor i plagosjes së katërfishtë të ndodhur me mjet prerës në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Si dhe janë ndaluar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore dy shtetas të shpallur në kërkim policor për krime të rënda ndaj jetës dhe personit, si dhe një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrim”, “Ndërtim pa leje” dhe “Falsifikim i vulave dhe stampave”.

Ka vijuar monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane me Radar me qëllim mbajtjen në kontroll të shpejtësisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë ku gjatë kontrolleve të ushtruara janë proceduar penalisht 53 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, nga të cilët 2 shtetas janë arrestuar për dhënie ryshfeti punonjësit të policisë me qëllim shmangien e masës të ndëshkimit.

Janë plotësuar 16 Kërkesë Padi për Urdhërmbrojtje të Menjëhershme.

Kanë vijuar takimet sensibilizuese me komunitetin kundër kultivimit të bimëve narkotike si dhe kontrolli i imtësishëm i territorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?