Procedohen penalisht 8 persona që hodhën molotov në protestën para Kryeministrisë

Policia ka proceduar penalisht 8 protestues pasi akuzohet se hodhën flakadanë dhe molotovë, në drejtim të Kryeministrisë.

Njoftimi i plotë: 

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. D., 20 vjeç, M. P., 22 vjeç, S. L., 69 vjeç, B. Xh., 33 vjeç, A. L., 38 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, D. P., 62 vjeç, dhe një 17-vjeçar. Këta shtetas dyshohet se gjatë protestës, kanë ushtruar veprime të dhunshme, kanë hedhur flakadanë dhe molotovë, në drejtim të kryeministrisë.

SHKARKO APP