Procedohet tiranasi që vazhdonte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit

Policia e Tiranës në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin  e atyre personave që vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Policia bën me dije se ka filluar procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin me iniciale F. Z., 43 vjeç, banues në Tiranë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin nën administrimin e shtetasit F. Z në rrugën “Don Nikoll Marku”,  u gjetën 11 monitorë me tastiera të markave të ndryshme, një njësi kompjuteri dhe një pajisje për shpërndarje interneti që shërbenin për të ushtruar veprimtarinë e lojrave të fatit të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontrolle kundër aktivitetit  të paligjshëm të lojrave të fatit,do të vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës,me qëllim parandalimin,evidentimin dhe ndëshkimin e ktij aktiviteti të kundraligjshëm”, -njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?