Procesi i vaksinimit/ ”Air Albania” mbushet plot, qeveria shkel live rregullat e distancimit sociale

Personat që janë duke pritur për tu vaksinuar në stadiumin “Air Albania”, nuk janë duke respektuar distancimin social, një nga kushtet e vëna nga qeveria për luftën ndaj virusit vdekjeprurës. Edhe në momentin që kryeministri Edi Rama po vaksinohej, pranë tij u mblodhën persona të tjerë, duke shkelur protokollin e masave anti-covid. E para që mori dozën ishte shefja e Infektivit, Najada Çomo, më pas kryeministri Edi Rama dhe mjeku Pëllumb Pipero, për tu pasuar me të tjerë mjekë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?