Procesi i vaksinimit në Vlorë e Elbasan, sa doza janë bërë deri më tani në dy qarqet
Vaksinimi për ekipet mjekësore në Elbasan ka nisur që të premten, ndërsa siç raportoi Abc News, deri më tani janë vaksinuar 200 persona. Personele mjekësore të spitalit të Elbasanit do të vijojnë që të vaksinohen, dhe më pas mesjave do të nisë vaksinimi i stafeve nga spitalet e rretheve si Peqini, Belshi, Cërriku, Përrenjasi, etj.
Sa i përket situatës aktuale epidemiologjike në këtë qark, gazetari Kozarja raporton se, sipas projeksioneve, pritet një javë me shumë infektime edhe me raste të reja që mund të kenë nevojë për trajtim spitalor.
Aktualisht ka një fluks njerëzish tek skaneri ku ekzaminohen persona të dyshuar para se t’u bëhet testi. Ndërsa, Elton Nika nga Vlora raporton se qyteti ndodhet sot në ditën e pestë të vaksinimeve. Tashmë po vaksinohen personele mjekësore nga i gjithë rajoni, nga spitale të Vlorës, Sarandës, Tepelenës etj.
Të konfirmuar si të vaksinuar janë 640 personele mjekësore vetëm të spitaleve. /abcnews.al/