Procesi tek ”Air Albania Stadium”, Rama zbulon kategoritë që do të vaksinohen të parët

Siç edhe ishte njoftuar më parë, të parët që do të vaksinohen në Shqipëri janë bluzat e bardha, mësuesit, policët dhe të moshuarit mbi 75-vjeç. Pasi dha lajmin e arritjes së marrëveshjes me Pfizer, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se qeveria e ka gati strategjinë e vaksinimit. Edi Rama tha se vaksina nuk është e detyrueshme, por është e këshillueshme.

”Tirana është qendra e parë tek ”Air Albania Stadium”, me një ambient vaksinimi nga më të mirët, në një fushatë “Shqipëria buzëqesh”, falë së cilës do i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen e marrë peng vitin që shkoi. Vaksina nuk është e detyrueshme por është e këshillueshme. Siç e kemi thënë, vaksinimi do të nisë në fillim me bluzat e bardha, mësuesit, policët dhe moshat madhore mbi 75-vjeç. Në vijim do të vazhdohet me moshat e tjera. Jam tejet i lehtësuar sot, më në fund kam mundur të fle pak pas mesnatës, megjithëse ishte nata kur të rriturit rrinë zgjuar deri në mëngjes”,-tha Rama.

SHKARKO APP