Prodhimi i energjisë – Bie me 30% në tremujorin e tretë

Prodhimi i energjisë elektrike në vend ka rënë për tremujorin e tretë të vitit me më shumë se 30% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Sipas Institutit të Statistikave, prodhimi i energjisë arriti pikun në tremujorin e dytë, me një rritje të volumit të prodhimit mbi 90%, por duke filluar nga tremujori i tretë rënia është e dukshme.

Shitjet e kompanive në këtë sektor kanë rënë me afro 18% krahasuar me tremujorin e dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qysh në muajin tetor OSHEE nisi importet e energjisë, ndërsa ato janë rritur ndjeshëm gjatë nëntorit, kur për blerje energjie nga importi u shpenzuan afro 13 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes të tjerash, rënia e prodhimit të energjisë pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm edhe në ecurinë e përgjithshme të ekonomisë së vendit. Në gjysmën e parë të vitit, prodhimi i energjisë elektrike ishte kontribuuesi kryesor për rritjen ekonomike.

Në tremujorin e tretë, është e qartë se kontributi i energjisë do të jetë më i dobët. Megjithatë, besohet se sezoni pozitiv turistik ka dhënë një ndikim të rëndësishëm në degë si tregtia dhe hoteleria.

Sidoqoftë, do të jetë e vështirë që ekonomia shqiptare të ruajë një ritëm të rritjes mbi 4% edhe për tremujorin e tretë të vitit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?