Prodhimi i energjisë nga era – MIE pranon 4 aplikime për parqe eolike, fuqia totale e instaluar 12 MW

Pas një numri të lartë aplikimesh për ndërtimin e parqeve fotovoltaike, investitorët duket se po tregojnë interes edhe për parqet eolike, duke mundësuar prodhimin e  energjisë nga era. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pranuar aplikimin e 4 kompanive, të cilat kanë shprehur interes për të ndërtuar parqe me kapacitet 3 MW, duke arritur një kapacitet total të instaluar prej 12 MW.

3 prej impianteve parashikohet të ndërtohen në zonën e Pilurit, në Bashkinë e Himarës, ndërsa impianti i katërt në Tropojë të Fierit. Megjithatë, do të jetë Enti Rregullator i Energjisë ai që duhet të kryejë licencimet përfundimtare për t’i hapur rrugën ndërtimit të tyre. Pak kohë ma parë Këshilli i Ministrave ka miratuar masat mbështetëse për nxitjen e  përdorimit të energjisë së prodhuar nga era e dielli, duke synuar arritjen e objektivit të përcaktuar në Planin Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë. Referuar vendimit, garantohet kontrata për blerjen e energjisë elektrike të prodhuar, me një kohëzgjatje maksimale për 15 vjet, duke filluar nga data e dhënies së certifikatës së përdorimit të projektit .

Ndërsa më herët ERE ka përcaktuat se çmimi i blerjes për energjinë e prodhuar nga era do të jetë 76 euro/mw. Zbatimi i këtyre projekteve do të ishte një hap i rëndësishëm në drejtim të diversifikimit të burimeve të energjisë në Shqipëri, që aktualisht është i varur në masën 100% nga burimet hidrike, duke bërë që vendi të humbasë miliona euro në periudha thatësirash.

Swiss Digital Desktop Reklama

SCAN

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?