Prodi: Europa pa Shqipërinë, nuk është Europë

 

Për Romano Prodin nuk është më çështje nëse vendet e Ballkanit do bëhen pjesë e BE-së apo jo, por se kur do ndodhë kjo.

“Europa pa Ballkanin- pa Serbinë, pa Shqipërinë- nuk është Europë”, tha ai për gazetën austriake "Standard".

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse kritikave se gjatë kohës kur drejtonte Komisionin Europian, BE u rrit shpejt dhe fort, ai u përgjigjet: “Është e vërtetë, ne donim pesë shtete në BE brenda dhjetë vitesh, por kemi integruar dhjetë shtete brenda pesë vitesh”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për momentin, ai mendon se ‘djali plangprishës’ në Europë mbetet Britania.

Megjithatë mbetet i bindur se referendumi në Britani do të shkojë në favor të BE-së.

Ndërkohë Prodi shton se kjo gjendje stanjacioni në BE vjen për shkak se mungojnë reformat politike nga burrat e shtetit.

Sipas tij, Franca po dobësohet, Britania po shkon drejt vetëvrasjes me referendumin, kurse Gjermania nuk po e mban pozicionin udhëheqës në BE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?