Produktet rriten me 5-20 lekë/ Pensionistët: Me llogari, hajmë nga pak
Qytetarët ankohen se e kanë të pamundur që të përballojnë këtë kosto jetese, me çmime super të larta. Ata që preken më tepër janë pensionistët. Thonë se mundohen të jetojnë duke blerë nga pak ose duke marrë borxhe.
“Me llogari, hajmë nga pak. Mishin nuk e hamë dot. Tani edhe vezë marrim nga 5 kokra. Është edhe abuzimi. Duke filluar nga nafta që duhet të mbajnë rezerva. Për t’i ulur thonë prit se do shikojmë në bursë”.
Shqipëria është përfshirë nga protestat kundër rritjes së çmimeve duke i kërkuar qeverisë të marrë masa të shtojë skemat e subvencioneve dhe të heqë disa taksa. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi që do të ngrihet një task-forcë për të kontrolluar çmimet bazë.