Profesorët në telashe, Krimet e Rënda çelin hetim për Mynyr Konin dhe Dhori Kulen

Dikur miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë, sot në “luftë të ftohtë” midis tyre, dy profesorët Dhori Kule e Mynyr Koni, me gjasë do të kapërcejnë pragun e prokurorisë për Krime të Rënda, për të dhënë deklarime si persona nën hetim.

Burime zyrtare pranë organit të akuzës thanë për News 24 dhe BalkanWeb se kanë regjistruar procedimin penal për akuzat e “korrupsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës” pas dyshimeve se janë kryer abuzime me tenderat nga drejtues të lartë të Universitetit të Tiranës.

Hetimi duket se ka lidhje me mënyrën e administrimit të fondeve të Universitetit, megjithatë burimet pranë prokurorisë, janë tejet të rezervuara për të dhënë detaje lidhur me faktet penale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor, është duke kryer veprimet e para, sic është sekuestrimi i dokumentave, për të vijuar më tej me pyetjen e rektorit të Universitit të Tiranës, Mynyr Koni dhe dekanit të Ekonomikut Kule, si dhe personave të tjerë që mund të kenë dijeni për vepra të mundshme penale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është hera e dytë që emrat e profesorëve lakohen në institucionin e prokurorisë për Krime të Rënda. Dy vite më parë, të dy dhanë shpjegime përpara prokurorëve, për kërcënimin e bërë nga Emiljano Shullazi, i cili kërkonte tërheqjen e Mynyr Konit nga gara për Rektor i Universitetit të Tiranës.

Pikërisht kjo çështje duket se ndau rrugët e dy miqve, për shkak të dëshmive kontradiktore që dhanë përpara gjykatës për Krime të Rënda në procesin ndaj Shullazit dhe miqve të këtij të fundit.

Për të dytën herë, dyshimet mbi ta bien për përfshirje në veprimtari të paligjshme, mbi të cilat pritet të hidhet dritë nga hetimi./BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?