Profesori i gazetarisë: Arsyeja pse studentet i rrinë larg universitetit
Pedagogu Ervin Goci ka reaguar lidhur me vettingun e pedagogëve dhe sipas tij, kjo arsyeja për të cilën studentet i rrinë larg universitetit, pasi ndihen të grabitur nga të gjitha krahët.
Goci ka reaguar ndaj dhunës kundër një prej figurave, sipas tij, më me integritet që ka Universiteti i Tiranës, pedagogun Jani Marka.
“Kush ushtron këtë dhunë, apo nuk reagon ndaj saj, të jeni të sigurtë që nuk kanë asnjë interes të luftojnë për kauzën universitare. Krejt e kundërta”, thotë pedagogu Goci.
Reagimi i plotë:
Dje pashë një tabelë, ku kishte emra pedagogesh, supozuar të korruptuar, shoqëruar me portretet e tyre, dhe taguar me shumat që merrnin për çdo provim. E frikshme!
Ajo është revolta reale, dhe arsyeja që studentet i rrinë larg universitetit, ndihen të grabitur nga të gjitha krahet.
Sot disa individë, të cilët unë nuk i njoh, kanë dhunuar një nga figurat më me integritet që ka Universiteti i Tiranës, pedagogun Jani Marka.
Kush ushtron këtë dhunë, apo nuk reagon ndaj saj, të jeni të sigurt që nuk kanë asnjë interes të luftojnë për kauzën universitare. Krejt e kundërta.
Shiheni këtë foto, për të kuptuar se sa të parëndësishëm janë ata disa.
KOHA JONË SONDAZH

