Profesori i njohur, Sherif Bundo: T’i vrasësh rinisë shpresën njësoj si t’i dëbosh me forcë, siç bëri Millosheviçi me shqiptarët e Kosovës

Në video-konferencën e organizuar nga Presidenti Ilir Meta, lidhur me fenomenin e shpopullimit të vendit, sidomos nga të rinjtë, pedagogu i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës, Sherif Bundo, deklaroi se shpopullimi është temë e interesave kombëtare që duhet të bashkojë të gjitha institucionet.

Gjatë fjaës së tij, profesori tha se shpopullimi nuk ka të bëjë me të qenit i majtë apo i djathtë.

Mes të tjerash, Bundo bëri edhe një deklaratë të fortë ndërsa theksoi se t’i vrasësh rinisë shpresën është njësoj si ta dëbosh me forcë nga vendi, siç bënte Millosheviçi me shqiptarët e Kosovës.

Shpopullimi është një temë shqiptuese që duhet të bashkojë të gjithë faktorët politikë, institucionet dhe shoqërinë. Falënderoj Presidentin Meta, që si burrë shteti, i ka dalë ballazi këtij fenomeni, që duhet shndërruar në një temë kombëtare. Kush nuk mendon për të frenuar këtë fatkeqësi kombëtare, nuk u shërben interesave kombëtare.

Roli kryesor në menaxhimin e kësaj fatkeqësi kombëtare i takon qeverisë, që nuk po tregon vullnetin e duhur dhe vizionin për ta frenuar. Në Shqipëri të ardhurat mujore për një familje në nevojë janë diku tek 104-105 euro. Kjo është shqetësuese sepse jemi në kufijtë e varfërisë dhe në vendin e fundit në rajon, sa i përket të dhënave tronditëse për këtë kategori. Niveli i popullsisë që jeton me më pak se 5.5 USD/ditë është dy herë më i lartë në vendin tonë se sa në të gjithë rajonin. T’i vrasësh rinisë shpresën është njësoj si ta dëbosh me forcë nga vendi. Është njësoj siç Sllobodan Millosheviçi dëbonte me forcë shqiptarët nga Kosova”, -tha profesori Bundo.

SHKARKO APP