Profil i Jurgen Kurtit/Nga vrasja e babait te vipat dhe planet për martesë

Jurgen Kurti është i riu që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një atentat të bërë në zonën e Sheshit Wilson kryeqytet, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij. Ai u qëllua për vdekje disa herë me pistoletë nga dy persona, të maskuar. Kurti sapo kishte zbritur nga makina e tij dhe po kalonte trotuarin për t’u ngjitur në banesë kur ndaj tij u qëllua duke e lënë vdekur në vend.

Emri i tij është mjaft i njohur për policinë por edhe për shtypin rozë. Ai njihej si djali i pasur i Bllokut, babai i të cilit numëronte dhjetëra biznese. Kurti nisej të shfaqej nëpër panele televizive ku flitej për jetën e luksit në Tiranë dhe stilin e jetesës së vipave dhe nuk kaloi shumë kohë derisa nisi të prezantohej si menaxher i tyre.

Në prill të vitit 2017 vetëm pak ditë pas vrasjes së babait ai solli në një club në kryeqytet reperin e njohur amerikan Rick Ross. Kurti ishte fejuar prej gati gjashtë vitesh me bukuroshen Enxhi Ekonomin. Të dy së bashku shfaqeshin në cdo event VIP. Vitin e kaluar Kurti u përfol për një lidhje me ish-banoren e Big Brother, Xhensila Pere, lidhje të cilën e mohoi duke deklarur fejesën shumë vjecare ne Enxhin. Nga ana e saj edhe Xhensila asokohe mohoi një lidhje të mundshme mes tyre duke deklaruar se ajo dhe Jurgeni ishin thjeht miq të mirë dhe asgjë më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër personazh i spikatur nga po i njëjti reality-show, i cili kishte marëdhënie të mira me Jurgen Kurtin ishte dhe Erion Zeqiraj i cili u pa mbrëmë pranë familjarëve të tij, pak momente pas ngjarjes së tëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jurgen Kurti bënte një jetesë luksoze me makinë të shtrenjta dhe pushime të shpeshta jashtë vendit, të cilën jo pak herë e reflektonte me postime në Instagram. Në postimet e tij në rjetet sociale Kurti tregonte momente nga lidhja me të fejuarën e tij por edhe me nënën. Nga komentet e miqve në fotot e çiftit duket se ata po planifikonin edhe martesën e tyre. Ai kishte në pronësi të paktën 10 biznese të ndryshme, nga servis makinash te kompani për menaxhime dhe organizime eventesh, kjo pasi babai i tij kishte qenë një biznesmen i njohur në kryqytet. /Shqiptarja.com/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?