Profili i vrasësit të Ferracakut

Hetuesit kanë arritur të krijojnë një profil të autorit që vrau Fatos Ferracakun në Shkodër. Vrasësi është një i ri me trup mesatar dhe sportiv. Hetueset kanë siguruar pamje nga një kamër sigurie pranë vendit të ngjarjes por jo momentin kur autori ka shtënë mbi viktimën në lagjen “Rus” pranë markatës.

Atentatori i ulur në pjesën e pasme të motorrit, është një i ri 180 cm i gjatë me peshë normale trupore. Në kokë mbante një kaskë dhe pjesa e fytyrës së tij ende nuk është identifikuar.

Nga hetimet e deritnashme rezulton se ekzekutimi i Fatos Ferracakut në 14 nëntor është kryer nga vrasës profesionist dhe të paguar. Kohët e fundit viktima kishte biseduar me të afërmit e tij se kishin rënë në gjurmët e autorit që vrau kusheririn Ajran Ferracakun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje është folur se shumë shpejt ai do të binte në kurth dhe haku do të merrej. Duket se këto sekrete të Ferracakut e vunë në shënjester të grupit kriminal i interesuar për ta izoluar dhe lodhur fisin që mund tu hapte punë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?