Programi i LSI, Karapici shpjegon Zonat e Lira Ekonomike Durrës 1 dhe Durrës 2
Eksperti i Ekonomisë, njëherësh dhe Zv/Kryetar i LSI Durrës, Enon Karapici, në një intervistë për Syri Tv shpjegon programin e LSI-së lidhur me Zonat e Lira Ekonomike “Durrës 1” dhe “Durrës 2”.
“Një pjesë e rëndësishme e programit të LSI për këto zgjedhje është edhe implementimi i zonave të lira ekonomike. Zonat e lira ekonomike në këtë rast , subjektet në të cilat ato ndodhen, përjashtohen nga taksat si TVSH tatim fitimi, taksat mbi të ardhurat personale për personelin. Ato përfitojnë dhe disa lehtësira të tjera përsa i përket terreneve. Kanë terrene falas. Qëllimi i tyre është që në këto zona, pra zonat të promovohen për arsyen kryesore që është thithja e investimeve të huaja dhe rritja e punësimit. Nëpërmjet këtyre realizohet jo vetëm një rritje e numrit të punësimit në përgjithësi por dhe punësimi i paguar mirë. Ne kemi disa akte nënligjore që janë të miratuara vitet e fundit për përcaktimin e zonave të lira ekonomike por ato nuk kanë funksionuar. Kjo ka ndodhur pasi zonat janë të miratuara vetëm përsa i përket legjislacionit por nuk ekzistojnë në realitet. Hapi i parë që një zonë të funksionojë zona duhet të jetë reale, ambientet duhet të jenë të përgatitura dhe me infrastrukturë të ngritur. Pasi bizneset duhet ta shohin zonën, të zgjedhin hapësirën që i përshtatet për investimet e tyre dhe më pas ato vendosin të krijojnë një kompani në këtë zonë”, u shpreh ndër të tjera Karapici.
INTERVISTA: