Programi i PD-së/ Chris LaCivita kërkon votën për Berishën: Votoni për familjen tuaj

Strategu amerikan i fushatës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Chris LaCivita lavdëroi programin ekonomik të opozitës me të cilin prezantohet në këto zgjedhje, duke atë si pranë familjes shqiptare.

LaCivita e krahasoi programin e PD me atë të Donald Trump në Amerikën, duke shtuar se ai ul taksat dhe sjell shpresë për të rinjtë.

“Ne të gjithë e dimë që në 12 vitet e fundit, Edi Rama ka qenë një zhgënjim i vërtetë. Ai ka dështuar si udhëheqës dhe për familjet shqiptare. Ne kemi Berishën, një mik i vërtetë i familjeve shqiptare. Ai ka një program për të ulur kostot e jetesës për familjet shqiptare dhe një program konservator si Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një plan për të ulur taksat, për të rinjtë dhe për të ardhmen. Pikërisht ky është qëllimi i kësaj fushate. Ky është dallimi mes udhëheqjes së Berishës dhe Ramës. Një fitore për Berishën është fitore për familjen shqiptare”, tha drejtuesi i fushatës së opozitës, LaCivita.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?