Programi shëndetësor i PD-së, Tabaku: I zbatueshëm dhe me afate kohore

Pas prezantimit të programit të Shëndetësisë së PD-së, Mirela Tabaku, një nga hartueset e programit, ka dhënë në studion e ”A2 CNN”, disa detaje në lidhje me zbatueshmërinë e tij. Sipas saj, programi shëndetësor është hartuar në bazë të problematikave që ka sistemi shëndetësor dhe në frymën e vizionit europian. ”U bazua në pika të rëndësishme dhe duke pasur parasysh problematikat dhe frymën e vizionin europian. Duke qenë se sistemi shëndetësor ka shumë probleme dhe mjafton të përmendim shifrat, familjet shqiptare kanë buxhetet e vogla familjare, por kanë shpenzimet më të larta për shëndetësinë. Tek ne qarkullojnë barnat që janë të një origjine të dyshimtë e me çmime të larta, kemi nr. më të lartë të mjekëve që largohen e numrin më të ulët të tyre për një mijë banorë kemi indekse që na rendisin në fund të rajonit”.

Për Tabakun, pandemia falsitetin e shëndetësisë falas, prandaj një nga pikat më të rëndësishme të programit demokrat është financimi i qëndrueshëm, që paraja do të ndjekë pacientin. ”Një nga kolonat më të rëndësishme është financimi i qëndrueshëm, është paraja që do të ndjekë pacientin. Çdonjëri prej nesh të marrë e kërkojë ofruesin dhe të shkojë ku atje dëshiron dhe ndërkohë është pagesa në sigurimin shëndetësor që njerëzit të mos paguajnë para nga xhepi dhe të paguajnë më pak se më parë. Grupi ynë i ekspertëve duke parë problematikat dhe ku ka çaluar, ndërtoi një program totalisht të ri. Sot, u afruan principet kryesore të këtij programi, në një moment të caktuar do përcaktojmë edhe detajet. Kjo është një reformë e madhe dhe është parë me vëmendjen më të madhe nga ekspertë dhe kanë përcaktuar se çdo hap që do të merret dhe çdo të prihet pas tij”.

Sa i takon barnave sipas diagnozës, Tabaku thekson se në situatën ku ndodhemi kërkohet edhe reformim i sistemit farmaceutik. E pyetur sesi do të përballet PD kur të vijë në pushtet me pandeminë, ajo theksoi se opozita nuk ka mbajtur vetëm qëndrim kritik, por edhe ka ofruar zgjidhje. Sipas saj, kryesore është forcimi i sistemit parësor, reformimi i shëndetit publik dhe forcimi i sistemit spitalor.

”Nëse shohim me kujdes ecurinë dhe qëndrimin e PD-së ndaj pandemisë që në daljen e parë publike. PD ofroi disa pika dhe koha vërtetoi që ato ishin mëse të vërteta dhe nëse do veprohej konform atyre, mendojmë që ecuria e kësaj pandemie do të ishte më e zbutur. Ishte problem në vende me sisteme financiare e shëndetësore të konsoliduar dhe në Shqipëri do ishte më problematike. PD jo vetëm që mbajti qëndrim kritik, por edhe ofroi zgjidhje. Forcimi i sistemit parësor dhe duke reformuar shëndetin publik, infrastrukturë e kapacitet njerëzor e shkencor dhe duke forcuar sistemin spitalor duke forcuar sistemin farmaceutik. Ne e shohim që forcimi i të gjitha hallkave për një zgjidhje sa më të butë të situatës së pandemisë”.

SHKARKO APP