Projektbuxheti dhe paketa fiskale gati për miratim në Kuvend

Komisioni i Ekonomisë miratoi projektbuxhetin e vitit 2026 me vlerë 886 miliardë lekë, pa pranuar asnjë nga amendimet e bëra nga deputetët. Të vetmet propozime që u pranuan ishin kërkesat e Komisioneve për tu dhënë 5 milionë euro 12 institucioneve, kryesisht atyre të drejtësisë. Projektbuxheti do të votohet përfundimisht më 11 dhjetor në Kuvend. “Kush është dakord ta miratojmë në tërësi? Gjashtë pro, nuk marrin pjesë përfaqësuesit e opozitës. Një abstenim”. Ligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit, buxheti i shteti për vitin e ardhshëm bashkë me paketën fiskale që shoqëron atë kanë përfunduar maratonën e diskutimeve në komisionet parlamentare.

Pavarësisht dhjetëra amendamenteve, propozimeve për ndryshime kryesisht nga deputetët e opozitës dhe Erion Braçe nga socialistët projektbuxheti 2026 dhe paketa fiskale nuk ndryshuan formë nga forma fillestare me të cilën u publikuan. Gati 887 miliardë lekë apo rreth 9 miliardë euro. Kaq do të jetë buxheti për vitin e ardhëm. Ai është gati 64 miliardë lekë apo 6.7 për qind se sa buxheti i këtij viti.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është institucioni që do të marrë më shumë para, mbi 82.5 miliardë lekë, ndjekur nga Infrastruktura dhe Energjia dhe Arsimi Rinisa dhe Sporti me respektivisht 77.2 dhe 64.8 miliardë lekë. Mbi 41 miliardë lekë do të shkojnë për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, ndjekur nga ajo e Brendshme dhe Mbrojtja. Lehtë është rritur edhe buxheti për bujqësinë që përllogaritet në 16.2 miliardë lekë, ndjekur nga Ministria e Drejtësisë që do të marrë rreth 5.0 milionë lekë më shumë se gjatë 2025-s. Vetë “Financat” do të kenë në dispozicion vetëm 2.5 miliardë lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Buxheti për 61 bashkitë në vend planifikohet në gati 907.7 miliardë lekë nga 90 miliardë lekë gjatës 2025-s. Qeveria do u japë pak më shumë se 46 miliardë lekë njësive të pushtetit vendor, ndërsa pjesën tjetër duhet ta sigurojnë vetë. Në raport edhe me numrin e popullsisë, Tirana është bashkia që do të marrë më shumë para, mbi 6.5 miliardë lekë, ndjekur nga Durrësi me 2.5 miliardë, Elbasani 1.8 dhe Shkodra 1.7 miliardë lekë. Mbi 1.8 miliardë lekë do t’i jepen Fierit, ndërsa Bashkia Vlorë do të marrë mbi 1.6 miliardë lekë. Një copë të madhe nga torta e buxhet do të marrë edhe Bashkia Kamëz, mbi 1.5 miliardë lekë, ndjekur nga Korça dhe Lushnja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të vetmet kërkesa të miratuara ishin ato të bëra nga komisionet parlamentare, për tu dhënë buxhet dhe punonjës shtesë 12 institucioneve, kryesisht atyre në fushën e drejtësisë. Kostoja totale e shtesave të pranuara ishte 5 milionë euro, fonde që u zbritën nga buxheti i Ministrisë së Financave. Projektbuxheti dhe ndryshimet fiskale do të shqyrtohen nen për nen dhe në tërësi në seancën e së enjtes për t’u dekretuar më pas nga Presidenca e hyrë në fuqi nga 1 janari 2026.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?