Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Projektbuxheti, Partia e Lirisë: Pensionistët i lë në mëshirë të fatit

Aktualitet E premte, 8 Nëntor 2024 14:24
Projektbuxheti, Partia e Lirisë: Pensionistët i lë në mëshirë të fatit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi gjatë një konference për mediat, e konsideroi antisocial projekt buxhetin e vitit 2025, i cili po diskutohet në komisione prej disa javësh. ”Buxheti 2025 është antisocial, buxheti i mashtrimeve dhe i vjedhjeve të përbindshme qeveritare. 777 milard lekë për PPP-të korruptive dhe 0 lekë për rritje pagash, ulje fondi për ndihmë ekonomike dhe thërrime për pensionistët”,-tha Blushi.

Fjala e plotë

Përshëndetje! Jemi në këtë konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin për Cështjet e Financave dhe Ekonomisë në Partinë e Lirisë, Prof. Petraq Milo, për të provuar para të gjithë shqiptarëvese buxheti I vitit të ardhshëm i depozituar për miratim në Parlament nga Edi Rama, nuk është gjë tjetër vecse buxheti më antisocial, nuk është gjë tjetër vecse buxheti i mashtrimeve dhe buxheti i vjedhjes së përbindshme qeveritare të taksave, mundit gjakut dhe djersës së shqiptarëve dhe kjo për faktin sepse ky buxhet jo vetëm ul fondet e ndihmës ekonomike, jo vetëm le në mëshirë të fatit mbi 791.000 pensionistë në mbarë vendin, të cilët sërisht mashtrohen, përbuzen dhe përjashtohen nga kjo Qeveri, por më e rëndë akoma është fakti që 8.2 miliardë Euro të këtij buxheti serviren si një tortë që Qeveria po përpiqet ta ndajë me klientët e saj oligarkë dhe ndërkohë parashikon të ndajë vetëm thërrime për taksapaguesit e ndershëm shqiptarë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ky buxhet nuk ka asnjë fond shtesë për pagat, pra ka 0 politika për paga dhe 0 rritje pagash. Nuk ka asnjë parashikim në buxhetin e vitit të ardhshëm për indeksimin e pagave për shkak të rritjes së cmimeve. Fondi për politika të reja pensionesh për vitin 2025 parashikohet vetëm në 1.6 miliardë Lekë ose një rritje tërësisht e papërfillshme as 1% ku ndërkohë vetëm niveli i infacionit i parashikuar për vitin 2025 është 3%. Buxheti i vitit 2025 është tregues real i mashtrimit të rradhës të Kryeministrit Edi Rama mbi premtimin se do të ketë indeksim të plotë për cmimet dhe një rritje për shkak të rritjes reale të ekonomisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qeveria tregon edhe njëherë se ndërsa i indekson sit ë ardhurat dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm me nivelin e inflacionit në 3%, nuk indekson pagat dhe as pensionet me po ate vlerë për të mos lejuar uljen e fuqisë blerëse apo varfërimin e mëtejshëm. Gjithashtu fondi I ndihmës ekonomike është planifikuar në ulje, numri I familjeve në ndihmë ekonomike në një situatë të rritjes së varfërisë ekstreme parashikohet gjithashtu në ulje, nuk ka rritje për pagesat e papunësisë, fond që për fat të keq vijon të ulet nga viti në vit, pavarësisht se numri i te papunëve vijon të rritet në mënyrë progressive.

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 29 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 2 orësh

Ndërkohë nuk ka asnjë fond për mbështetjen e familjeve dhe shtresave më të varfra dhe më në nevojë të shoqërisë, por ndërkohë që pensionistët, të papunët, shtresat më në nevojë janë të përjashtuara nga mbështetja shtetërore, është fakt që kjo Qeveri është më e vendosur edhe se një vit më parë për të vijuar korrupsionin e përbinshëm, për të vijuar vjedhjen skizofrenike të taksave të shqiptarëve dhe këtë e vërteton fakti që shpenzimet për koncensionet me financim buxhetor do të rriten këtë vit, pra nga një anë nuk kemi rritje të pensioneve, nuk kemi rritje të pagave, nuk kemi rritje të mbështetjes ekonomike për familjet në nevojë , por kemi shtim të financimit buxhetor të Qeverisë për koncensionet dhe projektet korruptive apo PPP- të e famshme që nuk janë gjë tjetër vecse një mjet për zhvatjen e taksave të shqiptarëve.

Konkretisht Qeveria parashikon të shtojë me 0.88 miliardë Lekë për kontrollin e chekup-it, një aferrë e cila është në hetim. Parashikon të shtojë 1.9 miliardë Lekë për një tjetër aferrë që vijon të gllabërojë taksat e shqiptarëve që është koncensioni i sterilizimit. Parashikon të shtojë 1.9 miliardë lekë për shërbimet spitalore kur tashmë është e provuar që fondet e dedikuara për shëndetësinë nuk janë në shërbim të premtim-mashtrimit të madh të Edi Ramës për shëndetësinë falas, por shkojnë vetëm në xhepat e Oligarkëve dhe klientëve të Edi Ramës dhe për më keq akoma, në buxhetin e vitit të ardhshëm parrashikohet një shtesë fondi 1.3 miliarsë lekë për Inceneratorin fantazmë të Tiranës, cka fakton edhe njëherë se pronarët faktik të saj janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj, pra 0 rritje për pagat , pothuajse 0 rritje për pensionet dhe plot 1.3 miliardë Lekë për Inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston.

Totali i kostos së projekteve korruptive PPP do të arrijë në 777 miliardë Lekë ose më i larti dhe se sa buxheti total i vitit të kaluar. Për më tepër unë po ja jap fjalën Prof. Milos i cili do bëjë edhe një analizë më të detajuar të këtij buxheti antisocial, të këtij buxheti mashtrimi, por mbi të gjitha të këtij buxheti vjedhjeje të përbindshme të taksave të shqiptarëve. Faleminderit!

Etiketat e lidhura

Sekretari i Partisë së LirisëTedi Blushi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 29 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 30 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.