Projekti: 300 euro gjobë nëse kalon në të kuqe, 900 euro pa patentë

 Kështu kush kalon semaforin me të kuq do të gjobitet me 40 mijë lekë apo 300 euro. Cilido që e përsërit shkeljen brenda vitit do ti hiqet patenta për 3 deri në 9 muaj. Për më tepër cilido që nuk përdor rripin e sigurimit do të gjobitet nga 5 mijë lekë deri në 15 mijë lekë të reja, ose 40 euro deri në 75 euro. Ndërsa kush drejton makinën pa patentë dënohet nga 25 mijë lekë deri në 100 mijë lekë, ose nga 170 euro deri në 900 euro.

Propozimet e reja të bëra nga Ministria e Brendshme po diskutohen në komisionet parlamentare. Por, edhe pse këto gjoba janë ende në kuadër të një propozimi, ideja ka alarmuar jo vetëm qytetarët por edhe vetë deputetët që po e diskutojnë këtë proejkt vendim të kodit rrugor në komisionet parlamentare. Shumë prej tyre nuk janë dakord dhe kërkojnë ulje të gjobave.

Nga ana tjetër edhe ekspertët e fushës mendojnë se gjoba të tilla nuk përkojnë me standardin e jetesës dhe rrogat që marrin shqiptarët. Eksperti i qarkullimit rrugor Artur Sulce thotë për KosovaPress se gjobat duhet të vendosen sipas një skeme shtresëzimi sa i përket të ardhurave të shqiptarëve ashtu edhe fashës së orarit kur do veprojnë këto gjoba.

“Marzhi i gjobës është i madh sepse duke vendosur deri në 500 mijë lekë të vjetra ose 50 mijë lekë të reja gjobën kjo sjell një handikap , një problem të madh me të ardhurat kombëtare sepse INSTAT dhe Ministria e Financave për çdo vit përcakton pagën mesatare në rang vendi dhe për 2014-ën është afërsisht te 51 mijë lekë apo 55 mijë lekë. Mirëpo kjo është paga mesatare në rang vendi, kësaj i duhet hequr një 42 % ku janë elementët e domosdoshëm apo nevojat e domosdoshme siç është ushqimi, veshmbathja, mjekësia, arsimimi, spitalet, dhe po ti zbresësh kësaj page mesatare që jep INSTAT, 42 % nga këto nevoja që përmendëm atëherë kjo shkon te 27 mijë lekë në muaj, pra gjoba nuk duhet të kalojë 27 ose 30 mijë lekë”, rekomandon ai.

Gjithashtu ai ngre problemin e sinjalistikës rrugore, të cilën ne nuk e kemi në nivelin e duhur dhe kjo lë shteg për abuzime pasi nuk është e mundur të dokumentohet gjoba e vënë. Ndërsa sa i përket patentës me pikë, eksperti Sulçe thotë se është ide e mirë dhe do të ndikojë në uljen e aksidenteve me 10 deri në 20 % në vit.

“Jam i bindur që numri i aksidenteve do ulet 10 % deri më 25 % ,sepse edhe në Itali në momentin që u vendos leja e drejtimit me pikë u ulën aksidentet brenda vitit me 20 %. Dhe problemi është me teknologjinë, me rekordet për të parë.Të gjithë pjesët e tjera të projektvendimit janë domosdoshmëri 

SHKARKO APP