Projekti i 100 fshatrave turistikë, fasadë e propagandë
Emisioni Boom udhëtoi në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, pjesë e listës së 100 fshatrave turistikë.
BOOM pyeti banorët se çfarë ndryshime janë bërë në këtë fshat.
Ata thonë se edhe pse fshati është i bukur asgjë nuk ka ndryshuar.
“Nuk janë bërë investime. Edhe ata turistë që kalojnë shkojnë poshtë në det,dhe asgjë nuk është bërë për ta kthyer në një destinacion turistik. Asnjë ndryshim nuk është bërë.”
Edhe pse është një fshat turistik dhe panorama e pamja që të ofron është mbresëlënëse fshati është mbushur me plehra.
Qysh në hyrje të fshatit mund të shohësh lehtësisht plehra dhe kosha të pa pastruar prej kohësh.
Një banore shprehet se nuk vijnë t’i mbledhë kush këto plehra.
Kur pyesim se sa turistikë është fshati dhe se çfarë investime janë bërë dy vitet e fundit nuk dinë çfarë të na sugjerojnë.
Një tjetër fshat turistik pjesë e listës së 100 fshatrave, në bashkinë Durrës është fshati Radë.
Banorët shprehen se nuk ka turizëm, kodrat pamja është e bukur po nuk ka investime.
Në fshat ka edhe shtëpi që po ndërtohen pasi janë dëmtuar nga tërmeti, por jo për turizëm.
“Vetëm ndërtime tërmeti. Këtu nuk asgjë, çfarë investime?”
Në disa pjesë të fshatit shoh rrugë gjithë baltë dhe plehra përreth rrugës kryesore. / Ora News